Ndërtojmë asistentë dixhitalë që u përgjigjen qytetarëve në shqip, 24 orë në ditë, të mbështetur vetëm mbi burimet zyrtare të institucionit.
Një ligj i ri, një reformë a një shërbim publik sjell mijëra pyetje të njëjta. Asistenti u përgjigjet të gjithave — saktë, me burim, dhe pa lodhur asnjë sportel.
Demonstrim i gjallë — Asistenti Publik për ligjin “Paketa e Maleve”. Pa kosto për qytetarët.
Për ligjin nr. 20/2025, “Për trajtimin e ndërtimeve dhe tokës në zonat malore”, kemi ndërtuar një asistent publik që shpjegon ligjin, zonat e shpallura me vendim të Këshillit të Ministrave dhe hapat për qytetarin — në gjuhë të thjeshtë, me numrin dhe datën e vendimit përkatës.
Shembull i vërtetë nga bisedat: qytetarit që pyeti për fshatin e tij, asistenti iu përgjigj me zonën përkatëse të shpallur me VKM, të verifikuar fjalë për fjalë me Fletoren Zyrtare — dhe kur harta e një bashkie nuk është publikuar ende, ai e thotë hapur në vend që të hamendësojë.
Një asistent publik nuk matet me sa flet, por me sa saktë flet.
Baza e njohurive ndërtohet nga ligjet, vendimet dhe udhëzuesit që i jep vetë institucioni. Asgjë nga interneti i hapur.
Kur pyetja del jashtë burimeve, asistenti e pranon dhe e orienton qytetarin te sporteli i duhur — nuk shpik përgjigje.
Asistenti informon mbi ligjin dhe procedurat. Nuk mban anë, nuk komenton, nuk gjykon — në asnjë drejtim.
Çdo bisedë regjistrohet dhe vlerësohet. Institucioni sheh çfarë pyetet, çfarë përgjigjet dhe ku ka boshllëqe informimi.
I ndërtuar dhe i provuar për shqipen — me shkronjat ë dhe ç, me emrat e fshatrave, me mënyrën si shkruajnë njerëzit në telefon.
Qytetari pyet të dielën në darkë dhe merr përgjigje në çast. Sporteli i institucionit gjen të hënën punën e bërë.
Kudo ku një institucion merr çdo ditë të njëjtat pyetje nga qytetarët, një asistent i ndërtuar mbi burimet e tij zyrtare i përgjigjet shumicës — dhe sportelit i mbeten rastet që duan njeri.
Informim mbi ligje të reja dhe reforma: kush përfiton, çfarë dokumentesh duhen, cilat janë afatet dhe hapat.
Shërbimet vendore, procedurat, dokumentet që kërkohen dhe zyrat përgjegjëse — pa radhë në sportel për një pyetje.
Udhëzim hap-pas-hapi për aplikime dhe shërbime, me orientim të saktë te kanali zyrtar përkatës.
Shpjegim i qartë i vendimeve dhe njoftimeve zyrtare, në gjuhën e qytetarit, me burimin gjithmonë të cituar.
Asistenti Publik për Paketën e Maleve është i hapur. Shkruajini një pyetje ashtu siç do ta shkruante një qytetar.
Për një bisedë mbi zbatimin në institucionin tuaj: support@asistenti.ai
Asistenti.ai është shërbim privat teknologjik. Nuk flasim në emër të asnjë institucioni shtetëror; çdo asistent publik ngrihet vetëm në marrëveshje me institucionin përkatës dhe mbi burimet e tij zyrtare.