Asistenti i Mundësive — shërbim privat i GOSYSTEM SHPK, NUIS L61425022C, Rr. Gjergj Kastrioti, Nd. 4, H. 12, Ap. 19, Vlorë, Shqipëri.
Nëse na keni shkruar në Facebook Messenger, Instagram ose WhatsApp, ose keni lënë koment nën postimet tona, dhe doni t'i fshijmë të dhënat tuaja:
- Dërgoni email te albachips@gmail.com, me titullin Fshirje të dhënash.
- Shkruani ku na keni shkruar (Messenger, Instagram ose WhatsApp) dhe numrin e telefonit ose emrin e profilit tuaj.
- Për siguri, para fshirjes ju kërkojmë një konfirmim të shkurtër brenda vetë bisedës (WhatsApp, Messenger ose Instagram) nga e cila na keni shkruar.
- Pasi e kryejmë, ju konfirmojmë me email.
Çfarë fshijmë
- mesazhet tuaja dhe përgjigjet tona;
- numrin tuaj të telefonit ose kodin e përdoruesit që na jep Meta, dhe emrin e profilit;
- komentet tuaja që ruajmë;
- fotot, dokumentet dhe mesazhet zanore që na keni dërguar, dhe përshkrimet e tyre;
- emrin, atësinë dhe mbiemrin që na dhatë për kontrollin, zonën e vëzhgimit dhe regjistrimin për vëzhgimin mujor;
- vendndodhjen, nëse na e dërguat;
- raportet PDF që ju dërguam;
- përmbledhjet dhe shënimet që programi ynë shkroi për bisedën.
Çfarë mbetet
- Të dhënat e pagesës, nëse keni paguar: shuma, data, numri i porosisë dhe kodi i pagesës. I mbajmë sepse na i kërkon ligji tatimor dhe i kontabilitetit. Prej tyre heqim emrin, vendndodhjen dhe lidhjen me bisedën.
- Regjistrat teknikë të serverit, ku mund të jetë shkruar kodi i përdoruesit. Nuk i fshijmë dot një nga një; fshihen vetë kur mbaron afati i tyre.
- Kopja juaj te Meta. Mesazhet në telefonin tuaj dhe te serverët e Meta-s i fshini ju, nga Messenger, Instagram ose WhatsApp.
- Listat publike të ASHK-së. Nëse emri juaj është në një njoftim që ASHK e ka botuar vetë, ai mbetet te ASHK dhe në kopjen tonë të atyre listave.
Sa zgjat
Brenda 30 ditësh nga dita që na dërgoni email-in. Nëse nuk mund ta fshijmë diçka, ju shkruajmë çfarë dhe pse.
Nëse nuk jeni të kënaqur
Mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale — idp.al.
© 2026 Asistenti.ai — Të gjitha të drejtat e rezervuara.